Futboll

Arrihet akordi, Champions dhe Europa League në gusht me ndeshje teke

Në pritje të kuptohet se kur dhe nëse do të kthehen skuadrat në fushë, ECA e UEFA kanë arritur një akord për të programuar fazën finale të Kupave europiane për në gusht. Një projekt që do ti jepte përparësi kampionateve kombëtare dhe që, sipas asaj që bën të ditur “Cadena Ser”, do ti lejonte të përmbyllej Champions e Europa League në dy javë pa krijuar probleme planifikimi në shtator për sezonin 2020/21. Ndeshjet duhet të luhen në fushë neutrale, pa publik dhe me ndeshje teke.

ECA dhe UEFA kanë zgjedhur alternativën e tretë, atë më të thjeshtën e më të shkurtrën për të përfunduar Champions dhe Europa League 2019/2020. Më herët, Sunday Express e The Sun, kishin folur për tre opsione në tavolinën e Ceferin për të kompletuar Kupat evropiane këtë sezon. E para i referohej një ‘final eight’ për tu diskutuar në një qytet të vetëm me ndeshje teke. E dyta një final four me të njëjtin modalitet dhe e treta e një turneu blic prej 11 ndeshjesh në maksimumi tre-katër javë me rikuperimin e 1/8, çerekfinalet e gjysmëfinalet me një ndeshje deri te finalja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë