Organizata Botërore e Shëndetësisë i kërkon Bjellorusisë të evitojë manifestimet dhe aktivitetet sportive që, ashtu si kampionati i futbollit, po zhvillohen me dyer të hapura. Apeli është bërë në Minsk nga doktor Patrick O’Connor, cili është pjesë e task force të OBSH, që kanë udhëtuar në Bjellorusi për të parë nga afër situatën në ish-republikën sovjetike.

“Nga të dhënat që kemi – ka thënë ai – është e qartë se këtu është një rritje e vazhdueshme e rasteve pozitiviteve, të cilat dyfishohen çdo dy-tre ditë”. Nga ky konstatim ka ardhur edhe apeli “për të rritur masat e sigurisë dhe izolimit” dhe në veçanti “të pezullohen manifestimet në masë, si ato sportive”.
Kampionati bjellorus ka 16 skuadra dhe aty aktivizohen edhe ish-sulmuesi i Partizanit, Dinamos dhe Tiranës, Elis Bakaj dhe lojtari i kombëtares Asdren Llullaku. Ministri bjellorus i Shëndetësisë, Vladimir Karanik, u përgjigj se “pezullimi i kampionateve nuk është një vendim që më takon”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




