Futboll

Paketa e ndihmës për futbollin, kategoritë e punonjësve që përfitojnë

Nëpërmjet një vendimi të bërë publik ditën e djeshme, Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit, vendosi të mbështesë futbollin shqiptar me anë të paketës financiare. Ky vendim iu përcoll profesionistëve të futbollit nga Presidenti Armand Duka, i cili theksoi se kjo masë përfshin periudhën 15 Mars-15 Prill, dhe në rast se ndalimi i të gjitha aktiviteteve do vijojë, paketa do të shtrihet edhe për periudhën 16 Prill-15 Maj.

Po cilat janë konkretisht kategoritë që përfitojnë?

  • Futbollistët e Kategorisë Superiore dhe stafet, pra çdo punonjës i siguruar i tyre.
  • Të gjithë ata punonjës të futbollit që nuk kanë të ardhura të tjera, marrin pagesën e plotë 30 mijë lekë të rinj.
  • Anëtarë të stafeve të klubeve, të cilët janë të angazhuar “part-time”, përfitojnë gjysmën e pagesës.
  • Të gjithë trajnerët e moshave, që nuk janë në një punë tjetër, marrin pagesën e plotë.
  • Trajnerët e moshave, që janë të punësuar në punë tjetër, përfitojnë gjysmën e pagesës.
  • Të gjithë arbitrat, që nuk janë në një punë tjetër, do të marrin pagesën e plotë.
  • Klubet që varen nga bashkitë nuk përfitojnë nga kjo pagesë”.

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë