Futboll

Ulja e pagave, sa kursejnë klubet italiane

Beteja për shkurtimin e pagave në Serie A është ende e hapur: propozimi i djeshëm nga Lega gjeti mirëkuptim nga të gjithë klubet (me përjashtim të Juventus, që e ka arritur akordin me të lojtarët), por edhe kundërshtinë e ashpër nga shoqata e lojtarëve. Në çdo rast, Lega Serie A ka meritën se i bëri klubet, futbollistët, por edhe tifozët të nisin të arsyetojnë mbi shifra të vërteta.

Për të përballuar emergjencën koronavirus, Lega Serie A ka propozuar një shkurtim të pagave, baraz me 1/3 e pagës vjetore nëse kampionati nuk do të rifillojë. Duke përjashtuar Juventus, Inter do të përfitonte më shumë, duke qenë se ka pagesat e dyta më të larta në kampionat: nga 22 në 44 milionë në varësi të vendimit. Shifra të mëdha gjithashtu edhe për Napoli, Roma e Milan që pagat kalojnë shifrën 100 milionë euro e do të kursenin mbi 30 milionë euro. Me Lazio, Bologna, Cagliari, Fiorentina, Torino, Genoa e Sassuolo që mbeten në shifra dyshe, poshtë tyre kursimi zbret në shifra teke duke filluar nga Sampdoria e Atalanta.

Kursimi udhëton nga proporcioni në proporcion deri në mbërritjen në zonën bazë të këtij klasifikimi të veçantë: Brescia, ashtu si në kampionat, është i fundit me një kursim teorik mes 5 e 2,5 milionë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë