Futboll

UEFA: Nuk ka asnjë datë të caktuar për fundin e sezonit, 4 hipotezat e Champions

“Nuk ka asnjë datë të caktuar brenda të cilës duhet të mbarojë sezoni”. Me një komunikatë zyrtare, UEFA ka ndërhyrë për të mohuar vendimin që sipas transmetuesit gjerman ZDF është marrë nga presidenti i UEFA-s Ceferin: “Është raportuar – shkruan komunikata – se presidenti Aleksander Ceferin ka deklaruar se Champions League duhet të përfundojë brenda 3 gushtit. Kjo nuk është e vërtetë. Presidenti ka qenë shumë i qartë të mos caktojë një datë specifike për fundin e sezonit. UEFA aktualisht po analizon të gjithë opsionet për të përfunduar sezonet kombëtare dhe evropiane me ECA-n e European Leagues në grupin e punës të ngritur në 17 mars. Prioriteti kryesor i të gjithë anëtarëve të grupit të punës është ruajtja e shëndeti publik. Pas kësaj, qëllimi është për të gjetur zgjidhje mbi kalendarin për të përfunduar kompeticionet. Aktualisht janë në  shqyrtim disa opsione për të luajtur ndeshje në korrik e në gusht, nëse është e nevojshme, në varësi të datave të rifillimit të kampionatit”.

1) FORMATI AKTUAL

Do të jenë 17 ndeshje që do të luhen (gjithnjë me dyer të mbyllura) të gjitha në një hark kohor prej 50 ditësh. Në fillim do të rikuperohen ndeshjet e 1/8 që nuk u luajtën: Juventus-Lion, Barcelona-Napoli, Manchester City-Real Madrid e Bayern Mynih-Chelsea. Pastaj do të vazhdohet me ndeshjet vajtje ardhje të çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve e në fund finalja.

2) FINAL EIGHT

Ndoshta zgjidhja më e vështirë për tu arritur, pasi duket e komplikuar të mbledhësh tetë skuadra në një qytet të vetëm. Në çdo rast do të rikuperoheshin 1/8 që mungojnë e pastaj tetë të kualifikuarat në çerekfinale do të garonin në ndeshje teke në një stadium të vetëm.

3) FINAL FOUR

Një version më i lehtë, e për këtë arsye më i thjeshtë, se tetë më të mirët: në krahasim me hipotezën e tretë, këtë herë do të niste nga gjysmëfinalet. 11 ndeshje në tre javë në një qytet të vetëm, të zgjedhur gjithnjë nga UEFA.

4) GARA TEKE

11 ndeshje në një maksimum prej katër javësh: do të rikuperohen 1/8 pastaj çerekfinalet e gjysmëfinalet do të luheshin me nga ndeshje teke për të mbërritur deri tek finalja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë