Futboll

Infantino: Futbolli pas virusit do të jetë i ndryshëm, më mbështetës

Në një mesazh për ANSA, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, shpreh ndjenjat e tij në ditët e emergjencës së koronavirusit: “Zemra ime italiane është e trazuar dhe copëtuar nga imazhet e vuajtjes së tmerrshme që përshkruajnë zitë që janë duke goditur familjet e vendit tone. Sot duhet të mendojmë që të përcjellim lehtësim atyre që vuajnë, duhet të ndjekim rregullat. Futbolli që do të vijë pas virusit do të jetë krejtësisht i ndryshëm, më social dhe solidar. Sot – vazhdon Infantino në mesazhin e tij – duhet të mendojmë për të lehtësuar dhimbjet e atyre që vuajnë, të ndjekim rregullat që na thonë autoritetet shkencore. Përshëndes botën e mrekullueshme të vullnetarizmit dhe jam afër heronjve modernë që janë infermierët dhe mjekët’’.

Do të rikthehet edhe koha e futbollit dhe kur të rikthehet do të festojmë së bashku daljen nga ky makth së bashku – nënvizon Infantino -. Një mësim, megjithatë, unë së pari dhe ju duhet ta kemi kuptuar: futbolli që do të vijë pas virusit do të jetë krejtësisht i ndryshëm, gjithëpërfshirës , më shumë social dhe mbështetës, njëkohësisht më global, më pak burokratik dhe më mikpritës. Do të ketë një gjë të barabartë: festimin e golit dhe përqafimin për të shprehur këtë emocion. Do të jemi më të mirë, më njerëzorë dhe më të vëmendshëm ndaj vlerave të vërteta “.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë