Partizani tashmë është në karantinë, për shkak të situatës së pazakontë që është krijuar në mbarë Botën nga Covid-19. “Demat e Kuq” janë bërë nostalgjik duke rikujtuar momentet kur skuadra përballej me një nga klubet më të rëndësishme holandeze, Feyenoord.
Ndeshja e parë për Kupën e Kupave u luajt “Qemal Stafa”, në 18 shtatori 1991. Të udhëhequr nga Sulejman Starova në krye të pankinës, teksa luanin me uniformë të verdhë, të kuqtë” bënë një paraqitje historike. Ndeshja përfundoi me rrjeta të paprekura, teksa në 2 tetor të atij viti zhvillohej ndeshja e kthimit.

Përballja në Holandë përfundoi me fitoren minimale të vendasve, ku goli i Peter Bozs në minutën e 87-të i prishi ëndrrat e Partizanit. Si duket, të kuqtë po presin me padurim një tjetër përballje “titanësh”, diçka të cilën e kërkojnë dhe vetë tifozët.
SEZONI 1991 – 1992
KUPA E KUPAVE / TURI I
PARTIZANI 0 – 0 FEYENOORD ROTTERDAM
Stadiumi “Qemal Stafa”
Formacioni: Artur Lekbello, Shahin Berberi, Adnan Ocelli, Ilir Shulku, Marko Pelinxhi, Klarent Fejzolli, Fatmir Hasanpapa, Alfons Muça, Andon Nikolla, Besnik Prenga, Edmond Dosti.
Trajner: Sulejman Starova
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




