Futboll

“Ta përfundojmë kampionatin, gjysma e klubeve franceze rrezikojnë falimentimin”

Nëse situata futbollistike është komplekse, ajo e ekipeve të Ligue 1 është edhe më shumë, për shkak të emergjencës koronavirus. Kampionati francez pritet të rinisë shumë më vone se maji: “Nuk mund të luajmë deri kur kurba e infektimeve nuk ndryshon, që parashikohet nga korriku ose gushti, në rastin më të mirë në mes të qershorit” – Bernard Caiazzo, presidenti i Saint-Etienne.

Nuk dihet kur do të rinisë futbolli por ‘nëse’ nuk duhet marrë fare në konsideratë sipas Caiazzo: “Ne duhet ta përfundojmë kampionatin me çdo kusht: pa ndihmën shtetërore, brenda gjashtë muajsh gjysma e klubeve profesioniste do të shpallin falimentimin. Pesë kampionatet kryesore evropiane kanë humbur tashmë 4 miliardë euro, Ligue 1 mes 500 e 600 milionë euro.”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë