Futboll

Premier League rinis në 1 qershor, sezoni i ri në 8 gusht

Rikthimi në fushë në 1 qershor, duke mbyllur Premier League në korrik për të nisur sezonin e ri 2020/21 në 8 gusht, duke shmangur kështu paditë e mundshme për shkelje të kontratave televizive. Kjo është hipoteza për të cilën po punojnë drejtuesit e futbollit anglez, sipas asaj që bën të ditur ‘The Telegraph’: gjashtë javë për të mbyllur kampionatin, në mes të korrikut, e për të nisur të riun vetëm tre javë më vonë.

Ndeshjet do të luhen me dyer të mbyllura, me ekipet e urgjencës që do të qëndrojnë në stadiume, në akord me qeverinë. Futbolli anglez do të mbetet i mbyllur deri në 30 prill, pas vendimit të Football Association në akord me Premier League e Ligën angleze për të zgjatur pezullimin që fillimisht ishte planifikuar deri në 3 prill.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë