Koronavirusi ka goditur edhe futbollin italian me të gjithë forcën. Për javë të tëra kampionatet janë ndalur dhe dikush pyet kur dhe nëse do të jetë e mundur të fillohet përsëri për të mbyllur sezonin. Drejtuesit e futbollit synojnë të kthehen në fushë në kohë për të përfunduar sezonin, por ka edhe nga ata si, Massimo Cellino , që shprehen se sezoni ka mbaruar dhe se njerëzit po vdesin. Sipas numrit një të klubit të Brescias ky kampionat është i mallkuar.
“Por çfarë rikuperimi, por çfarë sezoni të përfundojë, unë mendoj për vitin e ardhshëm, vetëm atë. Sezoni është zhdukur, nëse Lotito e dëshiron këtë kampionat të mallkuar, le ta marrë. Mjaft më, sezoni ka mbaruar. Dhe nuk flas kështu sepse Brescia është në vendet e fundit. Jemi të fundit sepse e meritojmë. E meritoj unë i pari. Unë mendoj për ata që do të humbasin punën e tyre dhe ata që po vdesin”
“Ka shumë gjëra. Nuk duhet të mendojmë se kur të rifillojmë, por nëse do të mbijetojmë. Nëse flasim për futbollin, gjithçka duhet të zhvendoset sezonin tjetër dhe ky sezon të marrë fund. Realizëm, zotërinj, duhet të ketë realizëm, përfundoi Cellino.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




