Në vazhdën e klubeve të tjerë evropiane, edhe tek Barcelona po konsiderohet seriozisht hipoteza e një shkurtimi të pagave të lojtarëve. Klubi blaugran po shqyrton një plan për të zbutur pasojat e krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia e koronavirus. Ndër masat që duhet të merren është edhe ajo e uljes së kostove, që mund të përfshijë edhe punonjësit. E mes tyre janë natyrisht edhe lojtarët, sipas asaj që bën të ditur ‘La Vanguardia’.
Sasia e pagave te katalanasit, përfaqëson 61% të buxhetit total të planifikuar për sezonin 2019/2020. Në total, janë 507 milionë euro në vit paga e 135 amortizime. Për këtë arsye, klubi katalanas mund të kërkojë nga Messi e të tjerët një sakrificë të tillë për tu përshtatur me situatën e jashtëzakonshme. Burime të brendshme të klubit bëjnë të ditur se është i nevojshëm një “plan mbijetese” që mënyrë të pashmangshme do të përfshijë “sakrifica”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




