Futboll

Theu karantinën për të dashurën, Luka Jovic rrezikon burgun

Futbollistët serbë, Luka Jovic i Real Madrid e Nikola Ninkovic i Ascoli, kanë thyer detyrimin e vetë-izolimit pasi u kthyen në Serbi, dhe për këtë janë denoncuar nga forcat e rendit mbi bazën e rregullave të reja në përpjekje për të ndaluar shpërndarjen e koronavirus. Lajmi është bërë i ditur mediat serbe.

Jovic në veçanti, saktësohet në shkrim, ka braktisur karantinën e Los Blancos në Madrid e ka shkuar në Serbi për të festuar ditëlindjen e të fejuarës së tij, Sofija Milosevic. Kryeministrja serbe Ana Brnabic e ka kritikuar rikthimin në shtëpi, në këtë periudhë epidemie, të disa futbollistëve që kanë kontrata milionere jashtë vendit, e që nuk respektojnë detyrimin e vetë-izolimit, por megjithatë nuk foli me emra.

Ministri i brendshëm Nebojsa Stefanovic ka konfirmuar denoncimin ndaj disa sportistëve, pa treguar identitetin e tyre: “Kemi denoncuar edhe disa figura të njohur të sportit. Ata do të përgjigjen para gjykatave”, ka përfunduar ai.

Nga ana tjetër, Luka Jovic shpjegoi se çfarë ndodhi dhe kërkoi falje. “Në Madrid testi im rezultoi negativ, kështu që vendosa të udhëtoj në Serbi, për të ndihmuar dhe mbështetur njerëzit tanë, si dhe te jem pranë familjes, me lejen e klubit tim. Ju kërkoj falje të gjithëve nëse ju kam dëmtuar ose rrezikuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë