Në këtë kohë të vështirë që po përjeton biznesi si pasojë e epidemisë së koronavirusit ku një pjesë e sipërmarrjeve janë urdhëruar të ndërpresin veprimtarinë e tyre, Bashkimi i Prodhuesëve Shqiptarë, si dhe duke u bazuar në modelin e masave të ndërmarra nga qeveritë e vendeve europiane, për mbeshtetjen e ekonomive respektive me qëllim parandalimin e një krize të re ekonomike, i kerkon Qeverisë shqiptare të marrë masa konkrete duke krijuar një paketë fiskale mbështetëse në ndihmë të biznesit prodhues.
Prodhuesit vetë kanë hartuar një skemë e cila përmban masat higjenike që duhet të ndërmarrin sipërmarrjet dhe kërkesat specifike për mbështetje konkrete ekonomiko-financiare nga qeveria për secalin segment prodhuesish.
FAZA 1º – PËRBALLIMI I MOMENTEVE TË PARA TË EMERGJENCËS
Miratimi i listës së sipërmarrjeve që do tu ndalohet ushtrimi i aktivitetit
Procedurat e sakta dhe dokumentacioni përkatës për akreditimin e mjeteve të transportit dhe personelit të sipërmarrjeve që do të vijojnë aktivitetin
Miratimi i një akti ligjor apo nënligjor për kushtet dhe rregullat për sipërmarrjet që do të vijojnë aktivitetin:
Rregullat/procedurat/dokumentacioni për importimin e lëndëve të para, produkteve dhe makineri/pajisje
Lehtësi në procedurat kufitare dhe doganore
Lehtësi në qarkullim gjatë ditës dhe natës në të gjithë territorin
Rregullat/procedurat/dokumentacionin për akreditimin e furnitorëve vendor të lëndëve të para dhe shërbimeve të emergjencave private për defektet, duke marrë në konsideratë vetedeklarimet me firmë dhe vulë nga shoqëria;
Rregullat/procedurat/dokumentacioni për dorëzimin dhe shkarkimin e mallrave në magazinat e industrive prodhuese, duke marrë në konsideratë vetëdeklarimet me firmë dhe vulë nga shoqëria
Rregullat/procedurat/dokumentacioni për levizjen e punonjësve për të ardhur në punë duke marrë në konsideratë vetëdeklarimet me firmë dhe vulë nga shoqëria
Rregullat/procedurat/kriteret/ dokumentacioni për organizimin dhe funksionimin në ambientet e punës:
Oraret e punës dhe turnet
Hyrja dhe dalja
Pastrimi dhe dezinfektimi
Distancat midis punonjësve
Procedurat e trajtimit të të infektuarve gjatë punës
Procedurat me furnitorët dhe klientët
Procedurat e higjenizimit dhe aparatet higjenizuese
Përdorimi i ambienteve të përbashkëta
Sipërmarrësit prodhues që do të lejohen të vijojnë veprimtarinë ekonomike, janë përgjegjës për të përmbushur kushtet e parandalimit të përhapjes së Covid-19 dhe zbatimin e kritereve nga personeli i tyre. Nëse sipërmarrjet janë në përmbushje të plotë të kushteve sipas rregullave të aprovuara nga qeveria, nuk janë përgjegjëse nëse konstatohen raste të infektimit të punonjësve gjatë kohës së ushtrimit të aktivitetit
Rregullat/procedurat/dokumentacioni për qarkullimin e mjeteve të transportit dhe shpërndarjen e produkteve të gatshme brenda dhe export duke marrë në konsideratë vetëdeklarimet me firmë dhe vulë nga shoqëria
FAZA 2º – MASA EKONOMIKE PËR MBËSHTETJEN E SIPËRMARRJES PËR VITIN 2020
A – NË MARRËDHËNIE ME ADMINISTRATËN SHTETËRORE QENDRORE KËRKOHET:
Shtyrje të të gjithë afateve të deklarimeve deri në fund të gjendjes së jashtëzakonshme
Shtyrje të të gjithë afateve proceduriale deri në përfundim të gejndjes së jashtëzakonshme
Shtyrje e të gjithë proceseve të aplikimit për tendera / privatizime/ koncesione/ ankande, etj deri në përfundim të gjendjes së jashtëzakonshme
Shtyrje me 3 muaj e pagesës së taskave/ tatimeve/ akcizës ndaj administratës qendrore (duke filluar nga muaji shkurt2020)
Rillogaritje e tatimfitimit mujor
Heqjen e pagesës së dividentit për 2019
Heqjen e detyrimit për pagesën e TVSH dhe akcizën në doganë për lëndët e para deri në përfundim të gjendjes së jashtëzakonshme
Heqjen e pagesës së tarifës së skanimit në doganë deri në përfudnim të gjendjes së jashtëzakonshme
Heqjen e tarifës së parkimit në doganë deri në përfudnim të gjendjes së jashtëzakonshme
Shtyrje me tre muaj të pagesës së sigurimeve shoqërore mbi pagën
Shtyrje e pagesës së energjisë elektrike dhe ujit (të mbahet në konsideratë rasti për sipërmarrjet prodhuese që aktualisht furnizohen nga opratorë kompani private të furnizimit me energji elektrike)
Ndalimin e çdo kontrolli, inspektimi (Përveç atij sipas aktit normativ COVID-19) nga autoritetet qendrore e lokale që ka qenë i planifikuar.
Ngrirjen apo shtyrjen e çdo fatai ligjor në çështjet që sipërmarrësit prodhues kanë pasur në shqyrtim me çdo autoritet shtetëror.
B – MARRËDHËNIET ME ADMINISTRATËN SHTETËRORE LOKALE
SHtyrje e të gjithë afateve të deklarimeve deri në përfundim të gjendjes së jashtëzakonshme
Shtyrje të të gjithë afateve proceduriale
Heqjen e taksave dhe tatimeve vendore për vitin 2020
C- MARRDHENIA ME SISTEMIN BANKAR
Ngrirje më 6 muaj të të gjithë pagesave të huave në banka dhe institucione të tjera financiare
Riskedulim të të gjitha huave në banka dhe institucione financiare dhe aplikim deri në fund të vitit për kredi me interesa të buta
FINANCIME TE REJA ME PROCEDURË TË LEHTËSUAR PËR SEKTORIN E PRODHIMIT (krijimi i një mekanizmi shtetëror garancie peër rifinancimet dhe huatë e reja)
D- MARRËDHËNIA ME SISTEMIN E SIGURIMEVE NDAJ DËMIT
Dëmshpërblim me procedurë të përshpejtuar për sipërmarrjet që kanë siguruar riskun e ndërprerjes së punës me kompani siguruese
E – MARRËDHËNIA ME PUNËMARRËSIT
Rregullim ligjor për marrëdhënien kontraktuale midis punëdhënësit dhe punëmarrësit gjatë periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme
Subvensionim me pagën minimalke deri në përfudnim të gjendjes së jashtëzakonshme për sipërmarrjet që nuk do të lejohen të ushtrojnë aktivitetin
Subvensionim të kontributit të sigurimeve shoqërore deri në përfundim të gjendjes për sipërmarrjet që nuk do të lejohen të ushtrojnë aktivitetin
F- MASA TE VEÇANTA PËR SEKTORIN E BUJQËSISË
Mjekët veterinerë, zooteknikët, ekspertët e insiminimit artificial, personeli farmacive bujqësore dhe atyre veterinare, personeli stacioneve veterinare private, Agronomët e mbrojtjes së bimëve dhe personeli farmacive bujqësore, të trajtohen nga organet e ruajtjes së rendit me të njëjtin status si edhe personeli shëndetësor human, që nuk shërben drejtpërdrejtë me të sëmurët e infektuar nga Covid 2019.
Drejtuesit e mjeteve të mekanikës bujqësore, disa punonjës të qendrave të shitjes dhe riparimit të mekanikes bujqësore, blegtorët, prodhuesit, përpunuesit dhe transportuesit e ushqimeve të blegtorisë, të bletarisë, të konsiderohen e trajtohen nga organet e ruajtjes së rendit me statusin e miratuar deri tani për punonjësit që shërbejnë në hallkat e zinxhirit ushqimor për furnizimin e popullit me ushqime.
Blegtorët, transportuesit e qumeshtit, vezëve, mishit, administratorët e shoqatave dhe fermave blegtorale dhe komplekseve të prodhimit teë ushqimit të blegtorisë, që ndodhen në kushtet e mungesave dhe kufizimit të fuqisë puneëore, të mos kufizohen me orare fikse në lëvizjet që ata detyrohen të bëjnë në këmbe ose me mjete të transportit publik ose personale në drejtim të fermave të tyre.
Tu krijohen disa lehtësi në lëvizje dhe në furnizimin me preparate dezinfektuese cilësore, të miratuara nga organet kopetente shëndetësore, specialistëve të dezinfektimit të stallave dhe komplekseve blegtorale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.