Futboll

Momente tmerri për Jan Vertonghen, hajdutët i grabisin shtëpinë

Një aventurë e shëmtuar për Jan Vertonghen dhe familjen e tij. Të martën në mbrëmje, ndërsa mbrojtësi 32-vjeçar belg ishte i angazhuar në Leipzig në ndeshjen e kthimit të 1/16 të finaleve të Champions League me Tottenham, katër persona të armatosur me thika hynë në shtëpinë e tij në veri të Londrës. Lajmin është raportuar nga BBC. Hajdutët kërcënuan gruan dhe fëmijët e lojtarit.

Një zëdhënës i Tottenham ka deklaruar: “I kemi dhënë mbështetje Jan e familjes së tij në këtë periudhë traumatike. Inkurajojmë këdo që mund të ketë informacion, të ndihmojë policinë me hetimet. Policia është thirrur nga një adresë rezidenciale në NW3 në orën 19:29 të 10 marsit për të raportuar një grabitje me dhunë. Punonjësit e policisë mbërritën në vendngjarje. Është mësuar se katër persona që mbanin maska në fytyrë, të armatosur me thika, kanë hyrë me forcë në pronë e kanë grabitur disa objekte para se të largoheshin. Askush nuk  u lëndua. Të dyshuarit ishin larguar nga vendi i ngjarjes përpara mbërritjes së policisë. Nuk ka patur arrestime dhe hetimet vazhdojnë“.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë