Futboll

Ndërprerja e kampionatit, përplasje e fortë mes Agnelli e Lotito

Pas shumë polemikash gjatë javëve të fundit, Serie A ka njoftuar se ka si synim të përfundojë sezonin në vazhdim, kur emergjenca e koronavirus të përfundojë. Plani është ai për të rifilluar, qoftë edhe në maj e pastaj të luhet çdo tre ditë për të përfunduar kampionatin brenda 30 qershorit (kur skadojnë kontratat) e si rrjedhojë të shtyhet Euro 2020 me shumë mundësi në 2021. Por kjo garanci nuk i ka fshirë divergjencat mes presidentëve të Serie A.

Në veçanti , përplasja ka të bëjë me stërvitjet: Aic insiston që skuadrat të mos stërviten, Lega javën e kaluar  imponoi një ndalesë 7-ditore për ekipet, Milan ka njoftuar se nuk do të fillojë përpara 23 marsit, por jo të gjithë klubet e mendojnë njësoj. Sipas asaj që bën të ditur Corriere della Sera, gjatë Asamblesë së Legës ka ndodhur një përplasje në videokonferencë, mes presidentit të Juventus Andrea Agnelli e atij të Lazio Claudio Lotito.

Presidenti bardhekaltër, i mbështetur nga Napoli i Aurelio De Laurentiis, thekson se stërvitjet nuk janë të ndaluara e kërkonte të rifillonte, duke i çuar skuadrat në grumbullim për ti mbrojtur, por numri 1 i Juventus i është përgjigjur: “Ti mendon vetëm për klasifikimin, jo për shëndetin e lojtarëve të tu”. Lotito ka provuar të replikojë, por të qeshurat e presidentëve të tjerë e shuan tensionin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë