Lajme

Shënohet rasti i tretë me koronavirus në Kosovë

Numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë ka shkuar sot në tre.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka konfirmuar në një konferncë për mediat edhe një rast të ri të infektimit me koronavirus. Rezultatet kanë dalë pozitive edhe për një familjar të 77-vjeçarit nga Vitia.

Mbrëmë, Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin që te ndalojë hyrje-daljet në komunat Klinë dhe Viti, ku kanë banojne dy personat e infektuar.

“Kemi bërë maksimumin që të mbesim në listën e shteteve me risk të ulët. Gatishmëria e institucioneve ka mundësuar që ta kalojmë më shumë pak pasoja këtë sitautë”, tha ministri Vitia.



Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë