Cila është e ardhmja e futbollit italian? Emergjenca koronavirus hedh një hije të rëndë mbi Serie A 2019/20, por Lega, pas një mbledhje me shoqëritë, ka lëshuar një mesazh të qartë: “Duam të përfundojmë sezonin”.
“Lega Serie A ka mbledhur përfaqësuesit e Shoqërive në video konferencë, duke vazhduar vlerësimin, të impaktit të COVID-19 mbi aktivitetin sportiv – thuhet në komunikatë – Pozicioni i Lega Serie A, ndarë dje me Klubet e ndjekur nga të gjithë Ligat e tjera europiane, mbetet ai për të përfunduar aktivitetin sportiv duke e i mbyllur në muajt e ardhshëm kampionatet kombëtare, me shpresën që të rinisin kur kushtet shëndetësore ta lejojnë. Deri në atë kohë, Lega Serie A, objektivi primar i të cilës në këtë moment mbetet kujdesi për shëndetin, ka ndërtuar grupe pune që do ti dedikohen përballimit të emergjencës koronavirus”.
Kampionati me sa duket do të vazhdojë. Të paktën ky është qëllimi i Lega, por do të presë natyrisht që të përfundojë emergjenca koronavirus. Mundësia për të shtyrë kampionatin Euro 2021 mund të bëjë të mundur dorëzimin e titullit kampion në verë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




