Kompanitë prodhuese duhet të akreditojnë tek Policia e Shtetit mjetet që disponojnë për lëvizjen e punonjësve dhe të respektojnë në ambientet e punës standardet për mospërhapjen e koronavirusit.
“Të gjitha kompanitë prodhuese duhet të sigurojnë autobusët e transportit të punonjësve dhe akreditimin e tyre, si dhe akreditimin e automjeteve private të personelit tek adresa [email protected] dhe për çdo sqarim të nevojshëm mbi procedurën duhet të telefonojnë Policinë e Shtetit në numrat 0694122223 dhe 0694122224”, shkruan Kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale.
Rama paralajmëron kompanitë që nuk kanë mbyllur aktivitetin e tyre prodhues se nëse nuk respektojnë standardet e sigurisë kundër përhapjes së virusit do të përballen me sanksione të rënda.
Kryeministri kujton gjithashtu se nga mëngjesi i së dielës të gjitha lokalet dhe mjediset e tjera të mbyllura do të mbyllen në të gjithë Shqipërinë, duke zgjeruar të njëjtën masë pas qarqeve Shkodër, Lezhë, Elbasan, Fier dhe Vlorë.
Për drejtuesit e mjeteve që shkelin urdhrin e ndalim-qarkullimit, përveç rasteve kur janë të autorizuar paralajmërohet heqja e lejes së drejtimit të mjetit për 3 vjet dhe sekuestrim i automjetit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




