Futboll

FIFA anulon miqësoret e Shqipërisë

FIFA u kërkon të gjitha federatave të futbollit të çdo shteti të shtyjnë në një datë tjetër ndeshjet e planifikuara për muajt mars-prill. Shqipëria në mars kishte planifikuar dy miqësore, me San Marinon në 27 mars dhe në 30 mars me Slloveninë në Koper. Por të dyja këto ndeshje tashmë zyrtarisht janë anuluar nga FIFA, ashtu si për të gjitha kombëtaret e tjera.

“ FIFA vlerëson se zhvillimi i ndeshjeve në këto kushte nuk paraqet siguri për shëndetin e futbollistëve, por rrezikon të cënojë integritetin sportiv duke bërë disa skuadra të mos kenë kontingjentin më të mirë, kurse disa të tjera jo. Për të shmangur çdo rrezik shëndetësor të panevojshëm dhe mundësinë e pabarazisë së konkurrencës sportive, ne rekomandojmë që të gjitha takimet ndërkombëtare të planifikuara për muajt mars-prill duhet të shtyhen në një datë tjetër derisa të sigurohet ambienti i përshtatshëm për të gjithë lojtarët dhe tifozët. Vendimi përfundimtar është në dorën e organizatorëve dhe federatave të futbollit”, thuhet në komunikatën zyrtare të FIFA-s.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë