Lajme

Zyra e OKB: Shqipëria reagoi shpejt kundër koronavirusit

Zyra e Përhershme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri mendon se Qeveria shqiptare reagoi në kohën e duhur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vend.

“Mbështesim këto masa dhe besojmë se është e mundur që të frenohen dhe kufizohen rastet e reja të përhapjes së koronavirusit të ri. Qeveria veproi shumë shpejt, fill pas konfirmimit të rastit të parë me Covid-19”, deklaroi në një intervistë për News24 koordinatori i Përhershëm i OKB në Tiranë, Brian Williams.

Williams shprehet i bindur se kufizimi i lëvizjeve është një masë efikase dhe nënkupton se përmes këtyre masave u frenua dhe izolua përhapja e epidemisë në Kinë.

“E dimë që kjo është një masë efikase, sepse është testuar më parë”, vijoi ai.

Koordinatori i OKB-së thotë se ky institucion ndërkombëtar po bashkëpunon ngushtë me Qeverinë shqiptare përmes Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe flet i bindur se autoritetet shqiptare kanë respektuar dhe po respektojnë me përpikmëri protokollet e miratuara nga OBSH.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë