Futboll

Edhe Anglia ndal futbollin

Pas Italisë, Spanjës, Francës, tashmë është radha e Anglisë për të pezulluar futbollin. Ditën e sotme, pas prekjes më Covid-19 të pjesëtarëve të disa skuadrave është zyrtarizuar pezullimi i Premier League deri në datën 4 prill. Edhe pse ka një afat për fillimin e saj është akoma e paqartë nëse do të rinisë në fillim të muajit të ardhshëm, pasi drejtori është shprehur se do të shqyrtohet situata hap pas hapi dhe në përfundimin e këtij afati do të merret një tjetër vendim mbi mbarëvajtjen e kampionatit.

Një vendim i pritshëm, pasi në Angli numërohen plot pesë klube që janë futur në karantinë nga frika se një nga lojtarët ose stafi janë të infektuar me virusin e tmerrshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë