Lajme

COVID-19, Yuri Kim anulon vizitën në Shkollën e Magjistraturës

Në kuadër të masave për koronavirusin në vend, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka anuluar takimin në shkollën e Magjistraturës.

Lajmin e ka bërë me dije nëpërmjet përmes rrjeteve sociale, ambasada amerikane, ku shpërndan edhe një mesazh të ambasadores Kim.

 “Nuk mund të vizitoj Shkollë e Magjistraturës ashtu si ishte paracaktuar – Ambasada e SHBA mbështet rregullat e qeverisë për COVID-19, por doja të falënderoja drejtorin Sokol Sadushi dhe ekipin e tij për punën e tyre të shkëlqyer me programin Drejtësi për të gjithë të USAID/Albania dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë, në zbatimin e reformës në drejtësi.

Lajm i mirë që Shkolla e Magjistraturës ka një kurrikulë të plotë për Administrimin e Gjykatave dhe një model modern të sallës së gjyqit për trajnimin e gjykatësve të rinj”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

https://www.facebook.com/usembassytirana/photos/a.10151620299905838/10157147505275838/?type=3&theater

Nga të dhënat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i të infektuarve nga koronavirusi në vendin tonë ka shkuar në 33, duke zgjeruar hartën ditën e sotme edhe me qytetin e Fierit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë