Pamjet e çuditshme dhe që nuk kanë nevojë për shumë koment vijnë nga Copa Libertadores, në sfidën mes Gremios dhe Internacional, takim i përfunduar me shifrat 0-0.

Por ajo që servir ndeshja dhe që ka bërë xhiron e botës, disa minuta nga fundi, teksa situate doli nga kontrolli në minutën e 88-të pas një përplasje dukshëm të qëllimshme mes Moises dhe Pepe. Situata më pas u përkeqësua dhe degjeneroi në dhunë. U desh ndërhyrja e Policisë që situatë të qetësohej. Futbollistët e të dyja skuadrave u përplasën me grushte dhe shkelma, ku numri i kartonëve të kuq të nxjerrë nga xhepi i gjyqtarit ishte plot 8.
Sipas të dhënave të “Opta”, megjithatë, ky nuk është një rekord për “Copa Libertadores”. Rekordi mbetet në një ndeshje midis Boca Juniors dhe Sporting Cristal në vitin 1971, me 19 kartonë të kuq.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




