Pas trajnerit të Arsenalit, Mikel Arteta, një tjetër rast me Koronavirus është regjistruar në Premier League. Ai është Callun Hudson-Odoi, i datëlindjes 2000, në pronësi të Chelsea. Ky fakt u komunikua nga vetë klubi londinez në faqen e vet zyrtare.
Në këtë mënyrë, ekipi i bluve është futur në karantinë, ndërsa pjesë e anglezëve është edhe Armando Broja, i cili në ndeshjen e fundit debutoi me ekipin e parë të Lampard.
“Callum Hudson-Odoi bëri një test “Coronavirus” dhe rezultoi pozitiv. Ata që kanë qenë kohët e fundit në kontakt me të do të izolohen, në përputhje me direktivat e qeverisë. Përfshirë tërë ekipin e parë dhe stafin teknik. Ata që nuk kanë pasur kontakte me Callum do të jenë në gjendje të kthehen në punë brenda ditëve të ardhshme. Qendra e stërvitjes së ekipit të parë do të mbetet e mbyllur. Pjesa tjetër do të funksionojë normalisht.
Callum kishte simptomat e një gripi të hënën në mëngjes dhe nuk është stërvitur me ekipin që atëherë, si një masë paraprake. Edhe pse ka rezultuar pozitiv, ai ndihet mirë dhe mezi pret që të kthehet në stërvitje, sa më shpejt të jetë e mundur. I urojmë shërim të shpejtë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




