Lajme

Koronavirusi mbyll kufirin Kosovë-Shqipëri

Zbulimi i më shumë se 20 rasteve me koronavirus në vendin tonë ka bërë që pikat kufitare me Shqipërinë të jenë mbyllur sot në orën 6.00.

Vendim është marrë nga Qeverisë shqiptare, si masë mbrojtëse ndaj koronavirusit dhe do të zgjasë deri më 15 mars.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës njofton se sipas urdhrit do të ndalohet hyrja në Republikës së Shqipërisë, për te gjithë shtetasit dhe makinat nga Kosova.

Të vetmet që do të lejohen të hyjnë do të jenë automjetet e ndihmës së shpejtë dhe kamionave me mallra.

Kosova nuk ka ende asnjë të prekur nga koronavirusi, por sipas vendimit, makinat shqiptare do të mund të hyjnë në Kosovë por jo anasjelltas.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë