Lajme

Mesazhi i punonjëses së infektivit: Mos na shihni çuditshëm

Një punonjëse e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza, që është vënë në vijën e parë të përballjes me koronavirusin në spitalin infektiv ka përçuar një mesazh përmes rrjeteve sociale.

“Për të gjithë ju që na shihni çuditshëm kur ne futemi te godina e Spitalit Infektiv, të kthyer në karantinë tashmë. Jemi ne infermierët, mjekët e sanitarët që kemi qenë gjithmonë në shërbimin tuaj, veçse tani ka ndryshuar uniforma jonë. Por, ne jemi sërish të njëjtët, veçse në një mision të vështirë që të gjithë ju s’do e kuptoni. Ne jemi më të rrezikutarit nga të gjithë, në rrezik është familja jonë, ndaj ju lutem mos na shihni çuditshëm, e mos na pyesni si ja dalim. Se ne të gjith bashkë ja dalim dhe të gjitha bashkë do ja dalim shëndoshë e mirë nga ky mision”, shkruan punonjësja që në rrjetet sociale ka emrin Rovi Tini.

https://www.facebook.com/altin.hoxha.560/posts/3111830342174605

Mesazhi mbyllet me thirrjen drejtuar qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi.

“Ju lutem ju qëndroni në shtëpi ! Ama ne nuk mundemi! Lutem për stafin tim, për Klinikën e parë të spitalit infektivit”, mbyllet mesazhi.

Ky mesazh është shpërndarë edhe nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë