Lajme

KPA shkarkon nga detyra prokurorin Arben Dollapaj, i dyti anëtar i KLP

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin Arben Dollapaj, i cili kaloi shkallën e parë të vettingut.

Dollapaj është anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dhe është i dyti i shkarkuar pas Besnik Canit.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Luan Daci relator, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli sot vendimin për çështjen nr. 40/2018, datë 18.12.2018, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik, kundër vendimit nr. 63, datë 06.08.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Arben Dollapaj.

Arben Dollapaj u konfirmua në detyrë në gusht të këtij viti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë