Konfirmohet rasti i parë i prekur nga koronavirusi në futbollin gjerman. Bëhet fjalë për mbrojtësin 23 vjeçar të Hanover, Timo Hübers, i cili u diagnostikua me virusin famëkeq sot. Lojtari kishte shfaqur simptomat e para të virusit ndaj është testuar ku ka rezultuar pozitiv. Akoma nuk është marrë vendimi nëse do të ndërpritet futbolli në Gjermani, ku shumica e ndeshjeve luhen pa tifozë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




