Ndeshja e prapambetur e Premier League midis Manchester City dhe Arsenal është shtyrë me kërkesën e Manchester City, për shkak të infektimit të presidentit të Olympiacos, Evangelos Marinakis. Mendohet që lojtarët e Arsenal janë takuar me presidentin e Olympiacos, gjatë ndeshjes së Europa League.

Pronari i Nottingham Forest , Evangelos Marinakis ka njoftuar vetë se është prekur nga koronavirus. Biznesmeni grek, i cili gjithashtu ka në pronësi ekipin grek të Olympiacos, në një reagim në rrjetet sociale thotë se është mirë dhe se po ndërmerr të gjitha hapat e nevojshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




