Lajme

Mali i Zi ndalon të gjithë autobusët shqiptarë që kanë destinacion Italinë

Si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, Mali i Zi ka vendosur që të ndalojë futjen e të gjithë autobusëve shqiptarë që kanë destinacion Italianë.

Sipas Top Channel, mësohet se që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm është lëshuar urdhri që në doganat e Muriqanit dhe Hanit të Hotit të mos lejohet futja e pasagjerëve që duan të shkojnë në Itali.

Në këto kushte po kthehen pas të gjithë autobusët.

Deri më tani në vendin tonë janë konfirmuar 10 persona të infektuar nga koronavirusi, ku pacienti 0 është një 28-vjeçar që erdhi nga Firence dhe që hyri nga dogana e Muriqanit, i cili më pas infektoi dhe të atin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë