Lajme

“Koronavirusi mund të prekë me qindra në Shqipëri”

Ministria e Shëndetësisë parashikon që rastet e konfirmuara me koronavirus në vendin tonë mund të shkojnë edhe në disa qindra.

Në një intervistë dhënë për “News24”, ministrja Ogerta Manastirliu thotë se nuk mund të bëhet një parashikim i saktë, por duke iu referuar kurbave rritëse të rasteve që janë raportuar nga vendet që janë prekur para nesh nga virusi në fjalë, në skenarin më të keq parashikon me qindra të infektuar.

“Ne presim që mund të shkojmë disa qindra raste, por nuk ka një përllogaritje, përgjatë një kohe të caktuar. Kemi identifikuar pacientin zero, kemi nisur me investigimin epidemiologjik. Më pas vijojmë me evidentimin e rasteve të reja”, tha ajo.

Ministrja zbuloi gjithashtu se pacientja e shtruar në Durrës është një e moshuar, 74 vjeç që aktualisht është me frymëmarrje artificiale në spitalin e qytetit bregdetar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë