Lajme

Xhaçka: Po kryhen kontrolle mjekësore në reparte dhe struktura ushtarake

Edhe Ministria e Mbrojtjes ka filluar të marrë masat në strukturat e saj për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Ministrja Olta Xhaçka shprehet se për parandalimin e përhapjes së virusit po kontrollohen repartet dhe strukturat ushtarake si dhe po evidentohet personeli ushtarak/ civil që ka udhëtuar në zonat e infektuara jashtë vendit gjatë dy javëve të fundit.

“Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura kanë nisur marrjen e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19 në strukturat e vartësisë së saj, bazuar nga udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Institutit të Shëndetit Publik dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Përveç kontrolleve në reparte dhe struktura ushtarake nga ekipet mjekësore, po evidentohet personeli ushtarak/civil që ka udhëtuar në zonat e infektuara jashtë vendit gjatë dy javëve të fundit”, shkruan ministrja Xhaçka.

https://www.facebook.com/xhackaolta/photos/a.1104829272886125/2730557426979960/?type=3&theater

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë