Lajme

Bie në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë mirëmbajtësi i rrugës në Baldushk

Mirëmbajtësi i rrugëve të Baldushkut në Tiranë, 60-vjeçari H.M, ka ndërruar jetë pasi ka rënë në kontakt më rrymën elektrike në fshatin Vrap.

Policia thotë se rreth orës 12:45, në Qendrën Shëndetësore në Baldushk është dërguar pa shenja jete shtetasi H. M., rreth 60 vjeç, mirëmbajtës i rrugëve në Njësinë Administrative Baldushk.

Në njoftimin zyrtar 60-vjeçari thuhet se ka qenë duke punuar kur ra në kontakt me rrymën elektrike.

Ndërkohë edhe pse u transportua për të marrë ndihmën mjekësore, nuk ka arritur të mbijetojë. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë