Lajme

Gjendet i pajetë një 79-vjeçar te Kopshti Zoologjik

Një person është gjetur i pajetë këtë të martë rreth orës 12:21, tek Kopshti Zoologjik, në trotuar.

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet SH. A., 79 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë