Lajme

Meta apel për masa ndaj koronavirusit, nuk është koha për mbledhje të Sigurisë

Në një kohë kur në vendin tonë janë 2 persona të infektuar nga koronavirusi, presidenti Ilir Meta u shpreh se kjo është një emergjencë serioze të cilën duhet ta përballojmë së bashku dhe me solidaritet.

Meta apeloi se çdo qytetar duhet të jetë i përgjegjshëm dhe të mos nënvlerësojë rrezikun, pasi rrezikon edhe jetën e personave afër tij.

“Sot e gjithë shoqëria shqiptare janë së bashku për të përballuar një emergjencë serioze. Vetëm shpalosje e një solidariteti kombëtar do të jetë siguria dhe fuqia përballë kësaj pandemie. Mësimi nga vendet e tjera që janë prekur më shumë si Italia janë instrumentet më të sigurta për të përballuar një situatë të tillë. Çdo qytetar duhet të jetë i ndërgjegjshëm se nënvlerësimi më i vogël rrezikon jo vetëm jetën e tij, por edhe të familjarëve të tij. Prandaj të gjithë duhet të tregojmë përgjegjshmëri maksimale dhe bashkëpunim. E them në këtë mënyrë do t’ia dalim kësaj situate të vështirë dhe të mos e lejojmë të përshkallëzohet. Shpresoj dhe besoj në përgjegjshmërinë e të gjithë, në çdo përfaqësues të shëndetit, çdo institucioni tjetër, dhe çdo qytetari në Republikën e Shqipërisë, u shpreh presidenti Meta.

Sa i përket mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, presidenti Meta deklaroi se nuk është momenti i duhur, nuk është nevoja që të zhvillohen mbledhje mbi mbledhje.

“Nuk është koha të zhvillojmë mbledhje mbi mbledhje. Që më 30 janar kam kërkuar të merren masa. Edhe dje kam bërë një kërkesë edhe më të fortë për përshkallëzimin e masave. Qeveria ka marrë një sërë masash në këtë drejtim. Besoj se veprimet po bëhen në përgjegjësi të plotë. Nga dita e sotme edhe në presidencë kemi një task forcë dhe do të kemi dhe një adresë pë të cilët shohin në nvlerësime për pesona të caktuar apo nuk marrin trajtimin e duhur. Besoj se me përgjegjshmëri maksimale do të kemi situatën nën kontroll”, deklaroi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë