Futboll

Koronavirusi “ul” vlerën e Romës, pezullohet shitja e klubit

Dan Friedkin lë pezull blerjen e Romës. Javën e kaluar, firma në kontratat paraprake, dukej se ishte e kryer, por tani gjithçka duket e shtyrë të paktën për disa ditë. Arsyeja është ndoshta situata emergjente që është shfaqur në Itali për shkak të Koronavirusit, që rrezikon të bllokojë përfundimisht kampionatin.

Nga Huston, selia e Friedkin Group, vëmendja është zhvendosur në rrugën “Allegri”, atje ku nesër është në program këshilli i jashtëzakonshëm i Federatës italiane të Futbollit që do të vendosë nëse do ta ndalë kampionatin italian. Siç raporton Il Messaggero, pronari i ardhshëm i Romës dëshiron të kuptojë se çfarë do të ndodhë me futbollin italian. Një ndalesë do të ulte më tej të ardhurat e klubit. Vlera e dhënë në dhjetor , pra mund të jetë e ndryshme nga ajo aktuale. Prej ditësh, duke përfshirë avokatët dhe këshilltarët, është duke u diskutuar çmimi për të mbyllur marrëveshjen.

Nënshkrimi në  kontratë pritet të vijë brenda fundit të muajit. Sidoqoftë, Consob  po monitoron vlerën e aksioneve të klubit, që ka regjistruar +12.8 përqind pas lajmit për një mbyllje  të afërt përpara fundjavës dhe do të kërkojë një deklaratë për shtyp për të qartësuar çështjen. Ndërkohë, 80 milion të paguara nga Pallotta në tre muajt e fundit do të shërbejnë si parashutë në pritje të kalimit përfundimtar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë