Me 133 të vdekur në një ditë Italia jo vetëm ka një bilanc tragjik, por situata sa vjen edhe bëhet më alarmante. Autoritetet konfirmojnë në total 366 viktima nga Covid-19. Tashmë Italia bëhet vendi i dytë në botë pas Kinës përsa i përket numrit të viktimave nga koronavirusi. Po ashtu regjistrohen plot 6387 të infektuar dhe janë marrë disa masa në mënyrë që të mos përhapet akoma më shumë virusi. Janë vënë në karantinë thuajse gjithë qytetet e rajonit të Lombardisë, gjithë qytetet lindore të Piemonte, në kufi me rajonin e Lombardisë, qytetet perëndimore të Emilia Romagna si Piacenza, Parma, Reggio Emilio, Modena, qytetet lindore të rajonit të Venetos si Padova, Treviso, Venezia, dhe qytetet e Rimini e Pesaro Urbino. Thuajse gjithë institucionet publike janë mbyllur përfshirë këtu shkollat, muzetë, teatrot e eventet e tjera publike. Ndërsa në shumë njësi ekonomike private si lokale, restorante, dyqane etj. është dhënë urdhër që klientët të mos kenë afërsi me më shumë se 1 metër me punonjësit e bizneseve, kjo për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme të virusit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




