Botërori i ri për Klube që pritet të nisë në verën e 2021 shkakton reagimin e ‘UEFA që, për të kundërshtuar kompeticionin e ri të FIFA-s, po mendon të krijojë një lloj Champions League verore, të konceptuar si një evolucion të International Champions Cup që nga 2013 ofron në verë një seri miqësoresh prestigjioze mes ekipeve europiane. Për momentin është thjesht një ide, edhe pse është prezantuar ndërkohë nga disa klube të Premier League.
Sipas raportohet nga Daily Mail, UEFA dëshiron ti përgjigjet FIFA duke patur në mendje disa pika kyçe: pjesëmarrje me ftesë ose në bazë të renditjes së kampionateve respektive europiane (sigurisht pa ata që marrin pjesë në Botërorin e Klubeve); fillimisht ndeshjet do të luhen në SHBA, por nuk ka asnjë përjashtim të Azisë për vitet në vazhdim; një fazë e parë grupesh me tre skuadra dhe më pas një fazë me eliminim direkt.
Një skenar që për momentin i ka lënë të ftohtë klubet, të paktën duke dëgjuar fjalët e Andrea Agnelli, presidenti i ECA: “E ashtuquajtura ‘Summer Champions League’ nuk ekziston, për momentin klubet duan të verifikojnë nëse ICC mund të përmisohet, pjesa tjetër do të vijë në përputhje me rrethanat “.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




