Lajme

Abuzime me sistemin TIMS, pezullohet nga puna punonjësja e policisë

Është ekzekutuar nga SHÇBA vendimi penal i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për një punonjëse të Policisë Kufitare në Korçë,  me iniciale F.Z  për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Pezullimi nga detyra vjen pas një hetimi disa mujor që është kryer nga SHÇBA  dhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë.

Gjatë hetimeve u dokumentua veprimtaria e paligjshme e kryer nga punonjësja, e cila, ka kryer në vazhdimësi regjistrime fiktive në sistemin TIMS të personave të ndryshëm, për shmangien e tejkalimit të afateve të qëndrimit në zonën Shengen.

Hetimet vazhdojnë me qëllim verifikimin e punonjësve të tjerë, që dyshohen si të përfshirë në këtë veprimtari të pa ligjshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë