Lajme

Shahini: Politika nuk do të ndikojë në punën për shkollën “Janaq Kilica”

Ministrja e Arsimit Besa Shahini reagoi, lidhur me ngjarjet e fundit që ndodhën në shkollën “Janaq Kilica” në Fier. Ministrja dha lajmin se shkolla do të restaurohet dhe janë shtuar oficerët ë sigurisë në shkollë gjithashtu dhe prezenca e psikologut.

“Nuk do të lejojmë që ngjarje të manipuluara politikisht për të shkaktuar kaos të dëmtojnë punën e mirë që bëhet në atë shkollë prej shumë e shumë vitesh. Kemi shtuar oficerët e sigurisë dhe prezencën e psikologut në shkollë, në mënyrë që të mbështesim drejtoren e cila po bën një punë të mirë në organizimin e shkollës:, thote ajo.

Ndër të tjera Shahini ka thëne së se do të sigurohen se tensionet politike të stisura të mos ndikojnë punën e rëndësishme në shkollë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë