Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka deklaruar se ankimimi i Michel Platini kundër dënimeve të marra nga drejtësia sportive është “i papranueshëm”. Në refuzimin njëzëri të apelit, togat e Strasburgut pohojnë se “duke marrë parasysh seriozitetin e fakteve të kontestuar ndaj tij, pozicionin e përgjegjësisë që Platini mbante në organizatat sportive dhe nevojën për të rikthyer reputacionin e futbollit dhe FIFA-s, dënimi i dhënë ndaj tij, nuk duket se ka qenë i tepërt ose arbitrar “dhe për këtë arsye është” i justifikuar “.
Në ankimim, Platini kishte pretenduar se procedurat nuk ishin të drejta e në fund se pezullimi për 4 vjet nga çdo veprimtari futbollistike është i papajtueshëm me lirinë e ushtrimit të një profesioni dhe për këtë arsye një shkelje të së drejtës për respektimin e jetës private. FIFA nga ana tjetër, i kërkon Platini kthimin e dy milion frangave zvicerane të paguara padrejtësisht nga Presidenti Joseph Blatter në shkurt 2011
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




