Futboll

VIDEO/ Saarbrucken shkruan historinë, portieri pret 5 penallti në një ndeshje

Surpriza e madhe e kupës së Gjermanisë është në fakt FC Saarbrucken , që nxori jashtë klubin e Bundesligës, Fortuna Dusseldorf, falë një paraqitje fantastike nga portieri Daniel Batz, i cili priti pesë penallti. – një në pjesën e dytë, dhe katër gjuajtjeve të penalltive.

Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi 1 me 1, teksa Dusseldorf kishte barazuar vetëm në minutën  e 90 me Jorgesen. Asnjëra nga skuadrat nuk arriti të gjente rrjetën në kohën shtesë, dhe u deshën 20 gjuajtje që të shpallej fituesi, ku Batz priti katër penallti, duke ndihmuar skuadrën e tij të fitonte me rezultatin 7-6.

Në këtë mënyrë, Saarbrucken bëhet skuadra e parë e Kategorisë së Katërt që arrin në gjysmëfinale, ku mund të përballen me Bayern Munich ose Bayer Leverkusen.

https://www.youtube.com/watch?v=VVOWgPaOL1I&feature=emb_title

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë