Lajme

Gjermania: Koronavirusi është bërë një pandemi globale

Autoritetet gjermane thanë se koronavirusi Covid-19 është pandemi globale pas rritjes së rasteve të reja për 22 për qind brenda vendit. Edhe Polonia konfirmoi sot rastin e parë.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, tha se koronavirusi tashmë i ka kaluar kufijtë e epidemisë dhe paralajmëroi se më e keqja nuk ka ardhur ende. Organizata Botërore e Shëndetit, vijon të flasë për një pandemi, duke arsyetuar se koronavirusi, mund të vihet nën kontroll.

Koronavirusi është përhapur në pjesën më të madhe të Europës nga persona që kishin vizituar Italinë.Rritje të numrit të rasteve ka shënuar edhe Britania e Madhe.

Italia e quajtur ndryshe edhe si vatra e koronavirusit në Europë, ka shënuar 79 viktima dhe mbi 2200 të infektuar. Greqia ka mbyllur 28 shkolla për të shmangur koronavirusin, në Kinë së fundmi ka vdekur edhe një mjek, ndërsa rastet po shtohen shumë edhe në SHBA, ku Trump po merr masa të forta.

OBSH njofton se ka një mungesë globale të pajisjeve mjekësore, ndërsa Banka Botërore ka dhuruar 12 miliard dollarë në ndihmë të zhdukjes së koronavirusit. Në Shqipëri s’ka ende asnjë rast të konfirmuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë