Lajme

KLP i jep fund mandatit të prokurorit Besnik Cani

Prokurori Besnik Cani nuk do të jetë më anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Në mbledhjen e kësaj të mërkure, KLP ka shpallur vakancën për postin e Canit, duke kërkuar nga Prokuroria e Përgjithshme të hap garën për zëvendësimin e tij.

Cani u shkarkua pak ditë më parë nga posti i prokurorit për shkak të pasurisë, vendim i Kolegjit të Apelimit çka solli edhe humbjen e mandatit si anëtar KLP-je.

Mbledhja e KLP-së ka miratuar projektati mbarimi i mandatit të gjykatësit Besnik Cani si anëtar i KLP-së

Mbarimi i mandatit është bërë për shkak të papajtueshmërisë në ushtrimin e detyrës.

Komisioneri Publik kërkoi shkarkimin nga detyra të anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Besnik Cani, me argumentin se nuk justifikon pasurinë dhe ka probleme me aftësitë profesionale.

Në kundërpërgjigje të këtyre argumenteve Cani dorëzoi prova shtesë për sa i përket pasurisë, por që u refuzuan nga KPA.

Sipas komisionerit, Cani është në kushtet e pamjaftueshme për të justifikuar disa prej pasurive që disponon. Në raport me këtë kërkesë, mbledhja e KLP-së ka miratuar mbarimin e mandatit të Canit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë