Futboll

Liga e Kombeve, historia e përplasjeve me rivalët e grupit

Është përcaktuar në Amsterdam të Holandës edhe shorti për fazën e grupeve në edicionin e dytë të UEFA Nations League, apo Liga e Kombeve. Shqipëria pas hedhjes së shortit është pozicionuar në grupin 4 të Ligës C, ku kundërshtarë të saj janë Bjellorusinë, Lituaninë dhe Kazakistanin. Po të nisemi vetëm nga historia e përballjeve së kombëtares sonë me këta kundërshtar atëherë shanset janë deri diku të mëdha, duke parë edhe nivelin e këtyre ekipeve.

BJELLORUSI (1 F, 2 B, 2H)

Me Bjellorusinë jemi ndeshur 5 herë, me statistikat që anojnë nga ana e bjellorusëve. Për herë të parë jemi përballë në eliminatoret e Euro 2008. Shqipëria që atëherë drejtohej nga kroati Otto Baric, ndeshjen e parë barazoi 2-2 jashtë, ndërsa ndeshjen e kthimit humbi 2-4, rezultat që shkaktoi polemika të mëdha në ambientet e sportit dhe jo vetëm.

Lorike Cana ne Shqipëri-Bjellorusi 0-0

Dy ndeshjet e tjera, ishin ato për eliminatoret e Euro 2012. Të parën e fituan bjellorusët me rezultatin 2-0,  ndërsa në kthim kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje fantastike, ku golin e vetëm e realizoi Salihi. Përballja e fundit u zhvillua në Antalya, miqësore e përfunduar me rrjeta të paprekura.

Hamdi Salihi, duke festuar shenimin e golit te fitores, ne ndeshjen e futbollit, Shqiperi-Bjellorusi, 1-0
DATAVENDIKOMP.NDESHJAREZ.
02.09.2006MinskK.E 2008Bjellorusi-Shqipëri2-2
17.11.2007TiranaK.E 2008Shqipëri-Bjellorusi2-4
12.10.2010 Minsk K.E 2012Bjellorusi-Shqipëri2-0
26.03.2011 Tirana K.E 2012Shqipëri-Bjellorusi1-0
15.11.2013AntalyaMiqësorëShqipëri-Bjellorusi0-0

KAZAKISTAN (2 F)

Me Kazakistanin jemi përballur vetëm 2 herë, duke i fituar të dyja. Ndeshje të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2006. Ndeshja e parë e luajtur u fitua me rezultatin 0-1, me një gol të Alban Bushit.

Kombëtarja e Shqipërisë para ndeshjes me Kazakistanin 2-1. Lart nga e majta: Lika, Cana, Myrtaj, E.Beqiri, Bogdani, Hasi. Ulur nga e majta: Jupi, Lala, Skela, Murati, Haxhi

Në ndeshjen e kthimit që u luajt në Shqipëri, Shqipëria fitoi me rezultatin e ngushtë 2-1. Pikërisht në këtë ndeshje do të debutonte edhe kapiteni i ardhshëm, Ansi Agolli.

DATA VENDIKOMP. NDESHJA REZ.
13.10.2004AlmatyK.B 2006Kazakistan-Shqipëri0-1
03.09.2005TiranaK.B 2006Shqipëri-Kazakistan2-1

LITUANI (2 F, 1 H)

Me  Lituaninë kemi luajtur katër herë, dy ndeshje zyrtare dhe dy miqësore. Lituanezët janë rivalët më të ‘’ vjetër’’ në këtë grup, pasi përballjet e para i kemi zhvilluar në vitet e para të demokracisë, gjatë kualifikueseve të botërorit USA ’94. Në ndeshjen e parë kuqezinjtë triumfuan me rezultatin 1-0, ku për herë të parë do debutonte edhe Indrit Fortuzi, i cili do të bëhej një nga sulmuesit më të mirë të Tiranës. Sfida e kthimit e luajtur në Lituani ka përfunduar me fitoren e vendasve me rezultatin 3-1.

Dy kapitenët Baranauskas dhe Demollari, në sfidën e 1993

U desh të kalonin shumë  vite që këto dy ekipe të përballeshin serish. Në miqësoren e 2006 kuqezinjtë e drejtuar nga Briegel, u mundën me rezultatin 1-2. Interesante është miqësorja e vitit 2013, ku Shqipëria fitoi me rezultatin 4-1. Në fushë kuqezinjtë e De Biasit treguan një formë të shkëlqyer, por për shkak se numri i zëvendësimeve kaloi limitin e lejuar prej 8 lojtarësh, UEFA vendosi mos ta njihte si miqësorë, ku në këtë mënyrë nuk mund të llogaritet në statistikat e kombëtares.

Shqipëri-Lituani 4-1
DATA VENDI KOMP. NDESHJA REZ.
03.06.1992TiranaK.B 1994Shqipëri-Lituani1-0
14.04.1993VilniusK.B 1994Lituani-Shqipëri3-1
01.03.2006 Tirana Miqësorë Shqipëri-Lituani 1-2
26.03.2013 Tirana Miqësorë Shqipëri-Lituani 4-1

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë