Lajme

Sekuestrohen 1.5 mln lekë në Kapshticë, procedohet 38-vjeçari nga Tirana

Policia Kufitare e Kapshticës ka parandaluar një rast të tentativës për transfertë të parave në mënyrë të paligjshme.

Policia thotë se janë sekuestruar 1.580.000 lekë dhe se është proceduar penalisht poseduesi i tyre, pasi nuk i deklaroi në kufi.

Siç njofton policia, gjatë kontrollit në vijën e dytë, në çantën personale të shtetasit E. D., 38 vjeç, banues në fshatin Pezë, Tiranë, i cili do të udhëtonte për jashtë vendit Policia Kufitare në bashkëpunim me doganën, i ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale vlera monetare në lekë, euro dhe paund, të cilat kapin vlerën 1.580.000 lekë.

Në përfundim të veprimeve materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë