Prokuroria e Federatës Italiane të Futbollit, udhëhequr nga Giuseppe Chinè, ka hapur një hetim ndaj sulmit të ashpër të presidentit të Inter Steven Zhang, kundër numrit 1 të Ligës së Futbollit Paolo Dal Pino. Agjencia Ansa citon edhe postimin e Zhang. “Turp. Me shumë mundësi ti je palaçoja më i madh e më i keq që unë kam parë”, janë fjalët e përdorura nga drejtuesi më i lartë zikaltër në profilin e tij në Instagram.

“24 orë, 48 orë dhe 7 ditë, çfarë tjetër? Cili është hapi i radhës? Ti flet për sportivitet, për kampionat të rregullt. Çfarë mendon për faktin se nuk po mbrojmë lojtarët dhe trajnerët tanë dhe u kërkon të luajnë 24 orë në ditë dhe 7 ditë me radhë. Po flas me ty, presidenti ynë i Ligës. Duhet të të vijë turp, është momenti të marrësh përgjegjësitë e tua. Këtë duhet të bëjmë në 2020-ën, vlen për të gjithë në botë, nuk ka rëndësi nëse jeni tifozë të Interit apo Juventusit, apo me asnjë ekip. Ju lutem, kini kujdes për shëndetin tuaj! Kjo ka më shumë rëndësi për ju, për familjen tuaj dhe për klubin tonë”
L’urlo della Nord, grupimi kryesor i tifozerisë së Inter, kanë dalë në mbështetje të presidentit të tyre.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




