Autoriteti Portual Durrës njofton se do të ketë vonesa në mbërritjen e trageteve nga Bari, për shkak të erës së fortë.
“Dy tragetet e linjës Bari – Durrës do të mbërrijnë me vonesë, pasi janë nisur me rreth 8 orë vonesë, për shkak të erës së fortë në brigjet e Italisë Jugore”, shkruan Autoriteti në “Facebook”.
Po ashtu, tragetet “Bari” dhe “AF Marina”, janë nisur mëngjesin e sotëm nga Bari dhe priten të hyjnë në portin e Durrësit rreth orës 15.00.

Ndërkohë, nuk janë regjistruar vonesa në nisjen e dy trageteve të tjerë të linjës Durrës – Bari, të cilët janë nisur mbrëmë sipas grafikut dhe tashmë janë akostuar në portin italian.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




