Lajme

Meta: Dje hodhëm hapin e parë në përmbushjen e misionit tonë

Presidenti Ilir Meta ka falënderuar të gjithë qytetarët shqiptarë që iu përgjigjën thirrjes së tij kundër grushtit të shtetit.

Me anë të një postimi në “Facebook”, Meta shkruan se dje u hodh hapi i parë në përmbushjen e misionit për rivendosjen e sovranitetit e plotë të popullit shqiptar.

“Një falënderim të përzemërt të gjithë motrave dhe vëllezërve shqiptarë, të cilët iu përgjigjen thirrjes së Presidentit të Republikës në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër grushtit të shtetit që synon rrëmbimin mafioz të Gjykatës Kushtetuese. Dje hodhëm hapin e parë në përmbushjen e misionit tonë për rivendosjen e sovranitetit të plotë të popullit shqiptar ndaj të gjitha institucioneve”, shkruan presidenti Ilir Meta.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/569325443674594/?__xts__[0]=68.ARCXAaz_FfInaZSy69mVTG8ayLi3kCycNduBUluAAqUgiqMddx1OEuOSby2OJuKVgAs9mBkewpfmEczhSz7h50xFRP9k9ahhFTNdbQqk4n8EFo73ZiptcjRUGc_dpHhv7VQhYYXYMXwlCXV84I89_I9aX0FNtd0iTjDYmgXQHjLBf0Fy3c0kWrj7PtXTSYfwqR-LE55-WLv4JY7y4vX_eU_4BFaxbjul7pAs8SPj2RupkodFkE8fvFrY9I7SqDr9oOp07WaDFGKNRIlYu4vXsYU8jMMiTScoT2RdOSkLbh_3YouGfoF-X4YuC2HZEGVYGWkiwrHBM7xHKF5h3AmDHcJnfyW8ZhfulFx8UzeI&__tn__=-R

Në tubimin e djeshëm, presidenti paralajmëroi se pas 15 marsit, kur të miratohet reforma zgjedhore, do të firmosë në të njëjtën mënyrë, para popullit, dekretin për shpërndarjen e parlamentit, që sipas tij është ilegjitim. Meta kërcënoi se nëse ky dekret nuk merret në konsideratë nga grushti i shtetit, dhe nga ndërkombëtarët, do ta firmosë dekretin në mes të parlamentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë