Lajme

Pas Çilit, lirohet edhe administratori i UET

Pas Henri Çilit, lirohet nga burgu edhe bashkëpunëtori i tij,  Betim Shkupi, i cili është dhe administrator i UET-së.

Gjykata e Përmetit ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për administratorin e UET.

Ndërsa për biznesmenin Seit Fishta akoma nuk është dhënë masa.

Dje në një seancë që zgjati për disa orë u lirua Henri Çili, botuesi i njohur dhe pronar i UET-së, me masën “Detyrim paraqitje”.

Ndërsa u la në “arrest shtëpie” i akuzuari si bashkëpunëtor të tij, juristi i UET, Ilir Korbi.

Ndërkohë, u la në burg Besnik Fishta, vëllai i biznesmenit dhe ndërtuesit nga Shkodra Seit Fishta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë